Informacioni I broshures/websites është informativ dhe nuk përfaqëson një ofertë
publike.
Regjistrimi
1) Për të rezervuar një vend në kampet verore, ose kurset e gjuhës rekomandohet
që të regjistroheni të paktën 8 javë para fillimit të kursit (10 javë për SHBA, Kanada
dhe Angli)
2) Regjistrimi kryhet duke plotësuar formularin bashkëngjitur dhe duke kryer nje
pagese per te garantuar ekzekutimin e detyrimit tuaj per permbushjen e kushteve
dhe vullnetit per pjesemarrjen ne program, si edhe pagimin e sherbimit te ofruar
ne kohe, permes një depozitë fillestare të parimbursueshme (te percaktuar tek
kushtet e pageses) nga te cilat: 75 EUR/GBP/USD/CHF jane pagese per sherbimet
e ofruara nga Integral. Kjo depozitë, me ekzekutimin e regjistrimit dhe kontrates
do te konsiderohet se përfaqëson një pjesë të tarifës së plotë dhe do të zbritet
nga vlera përfundimtare e kursit.
3) Për disa prej kurseve është e nevojshme një depozitë shtesë në regjistrim.
Kjo gjë përmendet në pershkrimin dhe rregullimin e tarifës dhe ne lidhje me kete
do të zbatohen kushtet e shkollës (pika 25). Depozita shtesë e përmendur në
pikën 3 do të dorëzohet së bashku me pagesen dhe/ose depozitën e përmendur
në pikën 2.
4) Konfirmimi i vendit nga ana e shkollës do të bëhet brenda 10 ditë pune.
5) Regjistrimet e kryera në më pak se 10 ditë para fillimit të kursit do të
konsiderohen regjistrime të momentit të fundit dhe për to do të paguhet një tarifë
shtesë me vlerë prej 25 Euro. Përjashtim bëjnë shtetet në të cilat ekziston regjimi
i vizave: SHBA, Kanada dhe Angli. Në këto raste, regjistrime të momentit të fundit
do të konsiderohen ato, të cilat bëhen në më pak se 8 javë para fillimit të kursit.
Në rastin e regjistrimeve të tilla, të gjitha dokumentat dhe tarifat do të dorëzohen
në momentin e regjistrimit.
Tarifa
6) Tarifat për kampet verore dhe kurset e gjuhës janë të publikuara në broshurë/
website me përjashtim të rasteve kur para pranimit të regjistrimit janë bërë
ndryshime në çmimet dhe kushtet e kursit. Në të tilla raste, INTEGRAL merr
përsipër që përpara regjistrimit, t’ju njohë me tarifat dhe kushtet e ndryshuara.
Kjo do të konsiderohet oferta përfundimtare.
7) Pas konfirmimit të vendit tarifat nuk mund të ndryshohen.
8) Tarifat paguhen në monedhën me të cilën shkolla operon.
Kushtet dhe mënyrat e pagesës
9) Depozita (pika 2 dhe 3), e cila do të paguhet në momentin e regjistrimit, ne
zbatim te kushteve sipas pikes 2) me siper, do të konsiderohet si kësti i parë i
shumës përfundimtare.
10) Pjesa tjeter e tarifës do të depozitohet jo më vonë se 6 javë para datës së
fillimit të kursit. Pagesa kryhet nëpërmjet bankës dhe INTEGRAL duhet të marrë
brenda afatit të përmendur më lart një kopje të urdhër pagesës, e cila duhet
të përmbajë emrin e nxënësit. Në rast se nuk respektohet afati, kursi mund të
anullohet dhe tarifat e paguara nuk do të rimbursohen.
11) Për regjistrimet e bëra në afate më të shkurtra, tarifat do të paguhen në
momentin e regjistrimit dhe janë të rimbursueshme vetëm per pjesen qe
klasifikohen si te tilla dhe vetem në qoftë se nuk konfirmohet vendi për nxënësin.
(pika 4 dhe 5).
12) Klientit do t’i jepen të dhënat e llogarisë bankare të Integral.
13) Ne rast mbifaturimi apo nënfaturimi, palët kanë të drejtë të kërkojnë në
mënyrë reciproke korrigjimin e pagesës brenda një afati 5 ditor nga momenti kur
është bërë njoftimi i këtij të fundit.
14) Në rastin kur nxënësi zgjat qëndrimin e tij në shkollë pas fillimit të kursit, tarifa
për zgjatjen e qëndrimit duhet të paguhet jo më vonë se 1 javë para ditës së parë
të periudhës së zgjatjes.
Kontakti me INTEGRAL
15) INTEGRAL do të mbajë lidhje me personin e regjistruar nëpërmjet një mënyre
të zgjedhur nga ky i fundit: telefon fiks, celular, postë elektronike.
16) INTEGRAL vë në dispozicion një numër telefoni pune për të mbajtur lidhje
me nxënësit gjatë ditëvë të udhëtimit, gjatë periudhës së kursit, si dhe në rastet e
urgjencave mjekësore jashtë orarit të punës.
17) Në rastin e përdorimit të numrit të telefonit të punës, klientët janë të lutur të
jenë të duruar dhe të respektojne ngarkesen e punes.
Anullim, ndërprerje ose ndryshim i kampit / kursit
18) Në rastin kur në kampin ose kursin e zgjedhur nuk ka më vende të lira,
INTEGRAL ka të drejtën të ofrojë një kurs alternativ. Në qoftë se ky propozim nuk
pranohet, atëherë do të rimbursohet vlera e depozitës së kryer, sipas kushteve te
kesaj kontrate.
19) Në rastin e anullimit të kursit nga ana e shkollës, për shkak të rasteve të
jashtëzakonshme, të gjitha tarifat do të rimbursohen, me përjashtim të pageses se
sherbimit per Integral, kostove të kryera deri në atë moment për biletë avioni dhe
siguracion. Për SHBA, Kanada dhe Angli nuk rimbursohen tarifa e vizës, kostot për
dokumentat për vizë, etj.
20) Anullimi i kursit nga ana e nxënësit duhet të bëhet paraprakisht dhe me
shkrim. Në rastin e anullimit të kursit pas regjistrimit do t’ju mbahet e gjithë
depozita së bashku me depozitën shtesë (në qoftë se ekziston) dhe kosto të tjera
lidhur me vizën, siguracionin, biletën e avionit, etj. Në rastin e anullimit të kursit në më pak se 6 javë përpara fillimit të tij, tarifat e paguara janë të parimbursueshme.
Kjo është e vlefshme edhe për kurset/kampet për të cilat paguhet një depozitë
shtesë dhe për të cilat do të mbahet e gjithë tarifa.
21) Për çdo ndryshim të bërë pasi kursi/kampi është konfirmuar, Integal aplikon
një tarifë shtesë prej 25 Euro.
22) Në rastin e pamundësisë së nisjes së kursit në datën e përcaktuar për shkak të
problemeve shëndetësore të nxënësit, disa nga kampet/kurset e gjuhëve i lejojnë
klientëve të bëjnë një ndryshim falas të kursit/kampit në jo më pak se 1 vit të
plotë.
23) Në rastin e ndërprerjes së kursit/kampit me dëshirë të plotë pas fillimit të tij,
tarifat nuk do të rimbursohen. Përjashtim bëhet në rastin e shfaqjes së ndonjë
sëmundje të rëndë dhe kur numri i ditëve deri në mbarimin e programit është më
i madh se 10 (sipas marrëveshjes së bërë me shkollën).
24) Shkollat kanë të drejtën për të ndryshuar / anulluar kurset / kampet.
25) Për shkollat të cilat kërkojnë depozitë shtesë (shikoni pikën 3) kushtet për
anullimin apo ndërprerjen e kursit / kampit do të bëhen me dije në momentin e
regjistrimit.
Situata të përgjithshme
26) Nxënësit nën moshën 18 vjeç duhet të udhëtojnë jashtë vendit me një
deklaratë noteriale të firmosur nga të dy prindërit, e marre dhe formalizuar dhe
vertetuar, sipas kerkesave te legjislacionit Shqiptar ose vendit te programit. Një
kopje e saj duhet t’i jepet INTEGRAL në momentin e regjistrimit, ose jo më vonë
se 7 ditë para nisjes.
27) Rekomandohet që gjatë udhëtimit nxënësi të ketë një kopje të çertifikatës së
lindjes me vete.
28) Nxënësit që do të udhëtojnë në vendet e BE-së rekomandohet të kenë kartë
Shëndetësore Ndërkombëtare Shëndeti me vete.
29) Orët e studimit në të gjitha shkollat zgjasin minimumi 45 minuta.
30) Nxënësit janë të detyruar të jenë gjithmonë prezent gjatë orëve të mësimit,
të jenë korrekt dhe të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e përfshira në tarifën e
kursit / kampit.
31) Nxënësi duhet të ketë para xhepi me vete gjatë periudhës së qëndrimit. Disa
shkolla përmendin një shumë të detyruar parash xhepi.
32) Shkolla pranon nxënës në gjëndje të mirë shëndetësore.
33) Në rastin kur fëmija ka alergji nga disa ushqime, ilaçe, apo alergji të tjera, ju
lutem të informoni Integralin me detajet përkatëse në momentin e regjistrimit.
34) Shkolla ka të drejtën të skualifikojë një klient pa i rimbursuar tarifat në rast
se, por pa u kufizuar vetem ne, sjellja e tij thyen ligjet e vendit në fjalë, normat e
sjelljes të pranuara unanim, ose thyen rregulloren e brendshme të shkollës.
35) Për nxënësit më të vegjël se 16 vjeç shkolla mund të veprojë, në rastet kur
është e nevojshme si një prind, por nuk mban përgjegjësi për veprimet e tyre.
36) INTEGRAL dhe shkolla nuk mbajnë përgjegjësi për sendet personale të
nxënësit.
37) Klienti duhet të jetë i përgjegjshëm për të gjitha dëmet dhe humbjet gjatë
periudhës së qëndrimit të tij dhe është i detyruar që për një periudhë 3 ditore
nga momenti i njoftimit, të paguajë shumën që i detyrohet shkollës. INTEGRAL
do të komunikojë me shkrim shumën për t’u paguar jo më vonë se 8 javë nga
përfundimi i kursit.
38) Preferencat për familjen pritëse/llojin e akomodimit të përmendura në
momentin e regjistrimit do të merren parasysh, por përmbushja e tyre nuk është
e garantuar.
39) Nëse familja pritëse nuk mund të akomodojë nxënësin për shkaqe të
ndryshme të cilat nuk varen nga shkolla, ose nga INTEGRAL, atëherë nxënësit do
t’i sigurohet një tjetër akomodim. Këto ndryshime do t’ju bëhen me dije prindërve.
40) INTEGRAL angazhohet të kryejë regjistrimin për kursin e përcaktuar në
formular kur ekzistojnë vende të disponueshme. Në të kundërt Integral do të
ofrojë një kurs tjetër alternativ.
41) Në rastin kur kërkohet nga nxënësi, INTEGRAL angazhohet të japë
informacione shtesë rreth shkollës (për shembull aktiviteteve, ekskursioneve, etj.)
42) Gjatë festave ndërkombëtare në disa shkolla nuk zhvillohet mësim dhe për
këto orë të humbura tarifat nuk rimbursohen. Kjo gjë përmendet në informacionet
e dhëna në broshurë/website mbi tarifat.
43) INTEGRAL jep informacion për alternativat e udhëtimit me avion dhe mund të
presë biletën e avionit, me përjashtim të rasteve kur klienti e siguron vetë biletën.
44) INTEGRAL informon nxënësit me detaje të ndryshme konkrete rreth udhëtimit,
planifikon pritjen / percjelljen deri në vendin e akomodimit, në qoftë se është
kërkuar që në momentin e regjistrimit dhe është e përfshirë në tarifën e kursit.
45) INTEGRAL njofton prindërit / nxënësin rreth ndryshimeve të ndodhura në
programin e kursit / kampit dhe akomodimit.
46) INTEGRAL i komunikon prindërve dhe nxënësit çdo informacion që vjen nga
shkolla. Nëse prindërit dëshirojnë, do të marrin informacion edhe mbi ecurinë e
kursit / kampit.
47) INTEGRAL jep të gjithë informacionin e nevojshëm mbi udhëtimin dhe
përgatit një dosje me të gjitha dokumentat e nevojshme për udhëtimin dhe
qëndrimin e nxënësit.
48) Studentët duhet të zbatojnë rregullat e shkollës, nëse ka një limit në kohën e
daljes jashtë saj në mbrëmje. Vetëm pas aprovimit nga shkolla dhe një deklarate
të nënshkruar nga prindi, ky kufizim mundet të mos respektohet.
49) Për çdo vizitë nga familjarë ose të afërm, prindërit janë të detyruar të njoftojnë
INTEGRAL ose qendrën e gjuhës.
*Me pranimin e këtyre Kushteve të Përgjithshme, studenti dhe/ose prindërit e tij
(kujdestarët) kanë nënshkruar një kontratë drejtpërdrejt me shkollën dhe / ose me
organizatat e transportit.
Shërbime shtesë
50) INTEGRAL mund të sigurojë biletën e avionit pa asnjë tarifë shtesë dhe ofron
ulje për prenotimet e bëra përmes agjencisë Sunny Holiday. INTEGRAL mund të
blejë biletën në emër të klientit sipas orarit dhe ditëve të përcaktuara nga shkolla,
dhe kostoja e biletës rëndon mbi klientin.
51) Nëse kursi anullohet / ndryshohet dhe bileta automatikisht duhet të
ndryshohet. Në këtë rast (shikoni pikën 47) shuma e paguar për biletën do të
rimbursohet vetëm në rast se kompania e fluturimit e ka këtë opsion. Ky lloj
opsioni prenotohet që në momentin e rezervimit.
52) Ekzistojnë raste në të cilat nuk është e mundur blerja e biletave në ditët e
caktuara në broshurë për mbërritjen dhe nisjen, për shkak të mungesës së
fluturimeve në ato data. Në të tilla raste, mund të mbërrihet më herët ose të bëhet
nisja pas datës së përcaktuar të kursit apo akomodimit. Në këtë rast kostot shtesë
të akomodimit ose transfertës mbulohen nga klienti.
53) Nxënësit nën moshën 13 vjeç, të cilët udhëtojnë pa shoqërues, duhet patjetër
të prenotojnë shërbimin e shoqërimit (UM service) nga kompania e fluturimit dhe
njëkohësisht të prenotojnë të njëjtin shërbim edhe nga shkolla. Një person nga
stafi i shkollës do ta shoqërojë fëmijën deri tek personi i autorizuar nga kompania
e fluturimit që do jetë duke i pritur. Shërbimi prenotohet që në momentin e
regjistrimit. Në rast të kundërt shkolla ka të drejtë të refuzojë regjistrimin.
54) Nëse klienti nuk dëshiron të përfitojë nga shërbimet e INTEGRAL për
udhëtimin, ai duhet ta deklarojë këtë gjë që në momentin e regjistrimit, si dhe të
informojë për intervalet kohore, vendin e mbërritjes / nisjes dhe të sigurojë një
biletë që të respektojë oraret dhe datat e përcaktuara nga shkolla. Në një situatë
të tillë INTEGRAL nuk mban përgjegjësi për bileta që nuk respektojnë kushtet e
kërkuara, si dhe për biletat e paguara përpara momentit të konfirmimit të vendit
nga ana e shkollës për kursin / kampin e zgjedhur.
55) Në rastin e pikës 54, sipas kërkesës së shkollës, klienti duhet të japë një numër
telefoni të disponueshem çdo ditë për t’u lidhur me agjencinë që ka prerë biletën.
56) Në rastin e pikës 53 klienti duhet të japë informacione të detajuara rreth
udhëtimit së paku 10 ditë para fillimit të kursit. Në rast të kundërt, shkolla ka të
drejtë të refuzojë organizimin e pritjes në aeroport.
57) Në qoftë se keni zgjedhur shërbimin e transfertës nga/deri ne aeroport, fëmija
do të pritet/përcillet nga një përfaqësues i shkollës dhe do të dërgohet deri në
vendin e akomodimit me një autobus të shkollës ose me taksi. Shkollat të cilat
kanë përmendur se në nisje sigurojnë vetëm transportin, nuk kanë shoqërues deri
në check-in.
58) INTEGRAL nuk mban përgjegjësi nëse nxënësi humb fluturimin, bën vonesa
apo humbet bagazhet (ai ose kompania e fluturimit) per shkaqe te cilat nuk varen
dhe nuk lidhen nga/me Integral.
Siguracioni shëndetësor
59) Nxënësit që udhëtojnë jashtë vendit janë të detyruar të kenë një sigurim
shëndetësor për periudhën e qëndrimit jashtë vendit ose një kartë internacionale
shëndeti për shtetet e BE.
60) Në rastin kur sigurimi është bërë nga klienti, atëherë ai duhet të përshtatet me
kërkesat e shtetit në të cilin klienti do të udhëtojë. Një kopje e siguracionit duhet
t’i jepet përfaqësuesve të INTEGRAL.
61) INTEGRAL jep informacione rreth siguracioneve të ofruara. Ato mund të
mbulojnë të gjitha shpenzimet në rastin e anullimit të kursit nga ana e klientit, etj.
Viza (Angli, Kanada dhe SHBA)
62) INTEGRAL përgatit formularët për marrjen e vizës.
63) Klienti duhet t’i japë përfaqësuesve të INTEGRAL dokumentat e nevojshme
për marrjen e vizës, sipas afatit dhe listës që Integral do t’i japë në regjistrim, jo më
vonë se 5 javë përpara fillimit të udhëtimit. Pagesa e vizës bëhet online në zyrën e
Integralit kur përfundohet aplikimi.
64) Viza Kanadeze. Në përputhje me kërkesat e fundit të shërbimit konsullor të
gjitha dokumentat e dorëzuara për vizë (nëse nuk janë në formën e tyre origjinale
në gjuhën angleze) duhet të jenë të përkthyera në gjuhën angleze nga një
përkthyes i autorizuar. INTEGRAL angazhohet t’i mundësojë këtë shërbim klientit
nëpërmjet një kompanie të jashtme dhe kostot do të mbulohen nga klienti.
Shërbimi do të paguhet nga klienti dhe do të zgjasë 1 deri në 3 ditë pune.
65) Në rastin kur punonjësit e shërbimit të vizave dëshirojnë të shohin personalisht
kandidatin ose të kërkojnë dokumenta shtesë, një përfaqësues INTEGRAL do
t’ju informojë mbi këtë gjë. Mos paraqitja në intervistë ose mos paraqitja e
dokumentave të nevojshme nga ana e kandidatit do të konsiderohet si refuzim
vize dhe anullim kursi. (shikoni pikën 23)
66) Viza Amerikane. Procedura mund të zgjasë përafërsisht 8 javë dhe është e
nevojshme prania e kandidatit në një intervistë tek shërbimi konsullor dhe në rast
se nxënësi nuk i ka mbushur 18 vjeç, duhet të shoqërohet të paktën nga njëri prej
prindërve.
67) Viza Angleze. Procedura mund të zgjasë përafërsisht 4 - 5 javë dhe është e
nevojshme prania e kandidatit në një intervistë tek TLS dhe në rast se nxënësi nuk
i ka mbushur 18 vjeç, të shoqërohet të paktën me një nga prindërit.
Forca Madhore
68) Asnje nga palet nuk do te mbahet pergjegjese per shkak te mosperbushjes
plotesisht apo pjeserisht, ne kohen apo menyren e parashikuar, te detyrimeve te
percaktuara ne kete kontrate, kur kjo mospermbushje rrjedh prej ngjarjeve me
pasoja te pashmangshme dhe me kosto teper te madhe per palen mbi te cilen
rendojne, ngjarje te cilat ishin te paparashikueshme ne daten e hyrjes ne fuqi te
kontrates.
69) Ne ngjarjet e mesiperme perfshihen pa u kufizuar vetem ne to te gjithe rastet e
fatkeqesive natyrore, pandemite, rastet e kufizimeve dhe mbylljeve te aerporteve,
rastet e zbatimit te urdherave ose akteve qeveritare, termetet zjarret, permbytjet,
epidemite, grevat, protestat, dhe ne pergjithesi cdo gje qe eshte jashte kontrollit
te Integral dhe paleve ne kontrate.
70) Pala qe pretendon ngjarje te tilla duhet te njoftoje menjehere me shkrim dhe
ne menyre te detajuar palen tjeter per shkaqet e mospermbushjes, si edhe, te
marre te gjitha masat e nevojshme dhe te mundshme per te kufizuar efektet e
ketyre ngjarjeve.
71) Nese ngjarja nuk mund te shmanget ose eliminohet brenda 20 diteve, Integral
ka te drejte te zgjidhe kete kontrate pa asnje pergjegjesi te lidhur me veprimin e
zgjidhjes apo detyrimet e parashikuara ketu.